Policia bën të ditur se dy zyrtarë policor kanë pësuar lëndime pasi që të njëjtit duke tentuar ta arrestojnë të dyshuarin i njëjti i ka goditur me veturë dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në Gjilan rreth orës 16:35, sipas policisë, raporton PlusTV.
Policët kanë pranuar trajtim nga mjekët derisa thuhet se rasti është duke u hetuar.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Gjilan 24.05.2023-16:35. Dy zyrtarë policor kanë pranuar tretman mjekësor pasi që të njëjtit duke tentuar ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar i cili kishte urdhëresë aktive nga Gjykata, janë goditur nga i njëjti i cili ishte me veturë në lëvizje si dhe u ka goditur edhe automjetin dhe është larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportinn e PK-së.