Dy pacientë të infektuar me koronavirus janë në gjendje më të rëndë shëndetësore sesa 10 të tjerët të shtrirë në Klinikën Infektive.
Lajmin e ka bërë të ditur SHSKUK ku njofton se në këtë klinik janë të shtrirë 10 persona, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.
“8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, dy prej tyre janë në gjendje më të rënduar, njëra në repart, e cila është edhe në hemodializë si dhe një rast tjetër me përkujdesjse intensive ndodhet në repartin intensiv të kësaj klinike”, thuhet në njoftim.
Njoftim:
Në raportin e datës 12 Maj 2020, Klinika Infektive, njofton se në klinikë janë të shtrirë 21 raste, 12 prej tyre janë me Covid-19.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon:
8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, dy prej tyre janë në gjendje më të rënduar, njëra në repart, e cila është edhe në hemodializë si dhe një rast tjetër me përkujdesjse intensive ndodhet në repartin intensiv të kësaj klinike.
Raport i hartuar nga dr. Sadie Namani, specialiste- infektologe