Nesër me fillim në orën 17:00, Drita e zhvillon ndeshjen historike.
Skuadra kampione e Kosovës takohet me kampionin e Andorrës, Santa Coloma.
Gjilanasit tashmë janë në Gjibraltar dhe të gatshëm për paraqitje të mirë.
Mbrojtësi, Viktor Kuka është shprehur optimist për rezultat pozitiv. “Jemi përgatitur mirë, atmosfera është shumë e mirë dhe jemi të gatshëm për ndeshje. Nuk kemi probleme me lëndimi dhe jemi ambientuar mirë. Pengesë mund të jetë lagështia dhe fakti që luajmë në fushë sintetike, por gjithsesi besojmë se do të shënojmë fitore”, është shprehur Kuka për Insporti.com.
Me gjithë faktin që Drita llogaritet favorite, ai kërkon përkushtim maksimal nga bashkëlojtarët e tij. “Nuk e njohim shumë kundërshtarin, por kemi informata se janë shumë të mirë fizikisht, ndërsa nuk është e rastësishme që disa herë janë kampionë të vendit të tyre. Sidoqoftë, jemi optimistë se do ta kalojmë këtë pengesë, diçka që nuk e ka bërë askush më parë në futbollin e Kosovës”, përfundoi Kuka
Dy probleme për Dritën në Gjibraltar, Kuka shprehet optimist
Ndani këtë artikull