Infektologu i QKUK-së, Valbon Krasniqi, ka bërë të ditur se një person nga 26 rastet e reja të konfirmuara me Covid-19 është i shtrirë në Klinikën Infektive.
Ai në Edicionin Special të Klan Kosovës deklaroi edhe për gjendjen shëndetësore të pacientëve me Covid-19 që janë të shtrirë në Klinikën Infektive.
“Deri tani kemi të shtrirë 57 pacientë me koronavirus, tetë nga ata janë me oksigjenoterapi dhe dy të tjerë vazhdojnë të jenë në repartin intenziv dhe gjendja e tyre vlerësohet si kritike”.
Krasniqi deklaroi se edhe ditëve në vijim do të ketë numër të madh të personave me koronavirus.
“Ajo që është evidente është se jemi në gjysmën e muajit prill jemi në atë pikun që kemi paralajmëruar tri javë me parë. Nëse kthehemi në mënyrë kronologjike dhe e shohim si kanë ecur shifrat, e dini që me 13 mars i kishim rastet e para dhe pastaj diku më 30 mars, për 12 ditë arritën në shifrën 100. Ky numër u dyfishuar pastaj brenda 7-8 ditë me datën 8 prill kishim 200 raste në nivel të Kosovës dhe tani kur jemi në datën 16 prill në fakt, dje me datën 15 prill ne vetëm kemi kaluar numrin 400 kemi pasë nga 200 dyfishimin për më pak se gjashtë ditë”.
“Ky numër shumë lehtë mund të dyfishohet në një periudhë shumë më të shkurtër kohore. Ajo që mund të shihet tani është që nës në fillim ishin tubimet familjare ato që kishin rrezik më të madh të shpërndarjes së virusit tani ai ka marrë përmasa më të gjëra. Ne do të vazhdojmë edhe në vijim të pranojmë numër të madh të rasteve që do të konfimohen me Covid-19”.
Krasniqi deklaroi se po të mundeshin të bëheshin më shumë teste për Covid-19 brenda ditës do të kishte më shumë raste të shfaqura.
“Nëse e shikojmë si numër relativ në nivel vendi numri i deritanishëm i të prekurve nuk është i madh. Por ne si klinicist mendojmë se ka shumë më shumë të infektuar në nivel vendi”.