KATEGORIA E VEPRËS PENALE
Vrasje e rëndë
PËRSHKRIMI:
Emri mbiemri: Mefail Shkodra
Datëlindja: E panjohur
Adresa e banimit: Gjilan
Komuna: Gjilan
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policise ne Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkepunim me qytetarë dhe mediat.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kerkon nga gytetarët dhe mediat qe kushdo që ka informacion per vendndodhjen e personit ne foton e bashkangjitura, të lajmëroje Policine e Kosovës në stacionin me te afërt policor apo permes aplikacionit digjital “Lajmëro Policin®”, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestare:192; 03850807001.
Te dhenat e juaja do te ruhen ne konfidencialitet të plotë.