Të shtunën, FC Drita dhe SC Gjilani do të përballen në derbin e madh të Anamoravës, në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës.
Përpara këtij takimi të shumëpritur, dy trajnerët, Zekrija Ramadani nga Drita dhe Ardian Nuhiu nga Gjilani, do të mbajnë konferencat e tyre për shtyp të premten.
Konferenca e parë do të mbahet nga SC Gjilani në orën 11:30, ku përveç trajnerit Nuhiu, do të flasë edhe lojtari Besir Ramadani.
Ndërkohë, FC Drita do të mbajë konferencën në orën 15:00, ku për media do të flasë trajneri Zekrija Ramadani.
Derbi do të zhvillohet të shtunën, duke filluar nga ora 15:00, në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan.