Gripi i derrit ende është i pranishëm në Gjilan dhe për pasoj kanë vdekur dy persona, gjatë muajit të kaluar. Këtë lajm e ka konfirmuar për rajonipress, Xhevat Demiri infektolog i cili një kohë të gjatë ishte edhe shef i repartit të infektologjisë.
Por, si transmetohet gripi i Derrit:
Gripi i derrit është sëmundje që prek sistemin respirator të derrave shkaktuar nga virusi A(H1N1) që zakonisht prek derrat.
Gripi kalon nga njeriu i prekur që e ka marrë virusin përmes kafshës. Tek njerëzit e tjerë.
Gripit i derrit mendohet se shpërhapet në të njëjtën mënyrë sikurse edhe gripi sezonal me rrugë aerogjene (aerosole) nga kollitja dhe tështitja e personave të sëmurë me virusin e gripit përmes ajrit dhe bisedimi.
Te ky grip infeksioni mund të ndodh edhe me prekjen e objekteve të infektuara më këtë virus.
Simptomat te gripi i derrit janë pothuajse të njëjta ose shumë të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm (sezonal).
Disa nga simptomat që tregojnë se mund të jesh prekur nga ky grip janë: Temperatura, e cila pothuajse është çdo herë prezente me vlera mbi 39.4°C në 12 orët e para, ftohje (acarim), dhimbje të kokës, dhimbje të muskujve, humbje të apetitit Molisje (lodhje ekstreme), skuqje dhe djegie e syve, kollë e thatë etj. Në disa raste po shfaqen edhe simptoma të tilla si, marramendja, vjellje dhe diarreja.