Sot bëhen dy vite të ndarjes nga jeta të doktorit Nysret Hajrullahut shkruan Radio Star.
Bujar Nevzati ka përkujtuar doktorin Nysret Hajtullahun, në dyvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Nysret Hajrullahu është ndarë nga jeta më 22 qershor të vitit 2021.
Shkrimi i plotë:
Dy vite nga ndarjes fizike e shokut tonë shumë të dashur!
Doktori ,edhe si mjek ,por edhe si udhëheqës dallohej nga ne të tjerët, sepse gjithëherë i qëndronte besnik fjalës së dhënë!
Doki kishte parim që të jetë i përpiktë në orarin e punës ,kishte respekt për punëtorët, por,edhe i prerë në vendime.
Të gjitha i thonte troç,asnjëherë nuk hezitonte të merrej me vështirësit ,por gjithëherë i pëlqenin sfidat në jetë!
Orari i doktorit në Përlepnicë nuk mbaronte kurrë, 24 orë përlepnicasit e kanë pasur derën qel ,për kontrolle e ndihmë!
Ne në Përlepnicë, kishim siguri sepse doktori pa prites në çdo kohë i ipte ndihmë vendasve!
Dr. Nistret Hajrullahu ishte humanist e veprimtar i pashoq, ishte i gatshëm ti shërbente komunitetit në çdo kohë.
Me dhembje të madhe por me krenari që e kishim në mesin tonë një doktor ,i cili kishte fjalë pak,por,vepronte e punonte shumë !
Lavdi jetes,veprës dhe kontributit të tij!
Shkroi: Bujar Nevzadi