Nga 25 prilli, të gjithë ata që duan ta paraqesin testin dhe praktikën për patentë shoferi, do të paguajnë dyfishin që është paguar më parë.
Express ka pyetur në Ministrinë e Infrastrukturës se cilat janë aryset që kanë shtyrë këtë dikaster për rritjen e çmimeve për patentë shofer.
Sipas sqarimit të kësaj ministrie, paraqitja e testeve për lejet e vozitjes ka qenë e nevojshme për ngritjen e cilësisë në këtë sektor. Ministria thotë se shumë paraprake e paguar nuk ka mbuluar as nevojat për administrim të këtij shërbimi.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, prej shumë kohësh është duke kryer shërbimin e testimit të kandidatëve për shoferë, me tarifat të cilat nuk kanë arritur të mbulojnë as nevojat e MIT për administrim të këtij shërbimi”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.
Sipas ministrisë, me shtrenjtimin e çmimit, planfikojnë që të investojnë në digjitalizim të proceseve për patentë shoferi.
Prandaj shtrenjtimi i çmimeve është bërë me qëllim të krijimit të mundësive për përmirësimin e cilësisë në këtë sektor, që përfshinë digjitalizimin e proceseve, për çka kërkohen investime relevante”.
Kjo ministri pretendon se në Kosovë janë tarifat e vendosura janë të krahasueshme dhe më të ulëtat me ato të vendeve të rajonit.
Ndryshe, vendimi i marrë nga Ministri Pal Lekaj, dyfishon çmimin për secilën kategori të patëntë shoferëve, si për paraqitjen e testit, po ashtu edhe të vozitjes. Çmimi prej 10 euro sa ishte për paraqitjen e testit për marrjen e patentë shoferëve të kategorisë B, tanimë është rritur në 20 euro.
Njëjtë është marrë vendim, që për këtë kategori të dyfihohet çmimi për paraqitjen e vozitjes.
Po ashtu, tanimë edhe çmimi i paraqitjes së vozitjes dhe testit për ketagorinë C, është rritur në 30 euro.