Ndeshja e së shtunës mbrëma mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës ka nxitur akuza për “kurdisje”, pasi ish-pronari i Crystal Palace dhe komentatori i talkSPORT, Simon Jordan, hodhi dyshime mbi mënyrën se si u zhvillua dueli.
Përballja në peshat e rënda konsiderohej nga shumëkush si një test i lehtë për Joshuan përpara duelit të planifikuar me rivalin e tij të kahershëm, Tyson Fury, më vonë gjatë këtij viti.
Megjithatë, vetëm pak sekonda pas fillimit të ndeshjes, Joshua u gjend në vështirësi të mëdha, pasi u rrëzua në tapet nga një goditje e djathtë i Prengës.
Britaniku u ngrit në këmbë, por dukej qartë se ishte pranë një humbjeje që në raundin e parë.
Prenga vazhdoi presionin dhe e rrëzoi edhe një herë Joshuan në minutën e fundit të raundit të parë, duke detyruar gjyqtarin Luis Pabon të nisë një numërim të dytë.
Edhe pse Joshua arriti të kthehej në këndin e tij, ai dukej shumë pranë humbjes që mund t’i jepte fund karrierës së tij në ring.
Megjithatë, ajo që ndodhi në raundin e dytë ngriti shumë pikëpyetje.

