Një operacion me dyshimet për spiunazh ka nisur sot në Kosovë.
Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, operacioni po kryhet në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Agjencinë për Inteligjencë.
Për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, autoritetet nuk kanë dhënë informacione të tjera për lokacionet apo të dyshuarit.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e saj, është duke u zhvilluar një operacion në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit. Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit”, njoftoi Prokuroria./Gazeta10