Dyshimet për mashtrim me çmimet e vajit, Policia po bastisë depon kryesore të Viva Fresh Store
10/03/2022 | 20:22
Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës janë duke kryer një një aksion inspektimi dhe bastisje në depon kryesore të “Viva Fresh Store” në dalje të Prishtinës.
Kjo pasi, siç merr vesh Gazeta Online Reporteri.net, po dyshohet se edhe ky rrjet i njohur i marketeve në Kosovë tash e sa ditë ka mashtruar klientë të saj me rritjen e çmimeve të vajit dhe heqjen e produkteve nga raftet e marketeve me arsyetimin sa ka mungesë të tyre.
“Viva Fresh Store” po dyshohet se kanë hequr mallin nga raftet e markteve dhe e kanë çuar nëpër depo, nderkohë që kanë promovuar çmime ekstreme të litrës së vajit me njoftime se sasia është e limituar.
Gazeta Online Reporteri.net do të ju mbajë të informuar në lidhje me këtë aksion të Policisë në depon e Viva Fresh Store në Cagllavicë.