Gjykata e Gjilanit ka caktuar masën e paraburgimit për policin e Kosovës, i arrestuar dje nën dyshimin për mundësim prostitucioni.
Paraburgimi i është caktuar edhe një shtetasje të Shqipërisë me prejardhje nga Lushnja.
Të njëjtit dyshohet se kanë mundësuar zhvillim prostitucioni në një qendër masazhi në Gjilan, e cila ishte pronë e një të afërmi të policit.
Siç mëson KALLXO.com, pagesat për shërbime seksuale varionin nga 20 deri në 50 euro.
KALLXO.com raportoi dje për arrestimin e zyrtarit policor F.Sh