Dyshja e SC Gjilanit, Oltion Bilalli dhe Fatjon Bunjaku, tashmë ju kanë bashkuar Kosovës U21 shkruan Radio Star.
Këtë e ka bërë të ditur skuadra e SC Gjilanit, përmes një komunikate në ‘Facebook’, do të angazhohen në dy ndeshjet në kuadër të ndeshjes eliminatore që do ti zhvillojë Kosova U21z
Komunikata e plotë:
Bunjaku dhe Bilalli angazhohen me shpresat e vendit 📝🇽🇰
Pauza ndërkombëtare e kampionatit shkaku i ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese sheh të angazhuar dy futbollistët e Gjilanit, Fatjon Bunjaku dhe Oltion Bilalli me ekipin e shpresave të vendit.
Bunjaku dhe Bilalli janë bashkuar me Kosovën U21 për ndeshjen ndaj Gjermanisë, në kuadër të ndeshjes eliminatore për kualifikim për Kampionatin Evropian në Sllovaki në vitin 2025.
Takimi do të zhvillohet më 22 mars në stadiumin “Stadion an der Gellertstraße” në Chemnitz, me fillim nga ora 18:00.
Klubi u uron Fatjonit dhe Oltionit një përfaqësim dinjitoz dhe sa më pozitiv me fanellën ‘dardane’.
Zyra për shtyp
20 Mars, 2024