Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pritet të dalin për pak minuta në konferencë për shtyp në lidhje me pandeminë koronavirus.
Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se në këtë konferencë mund të kumtohet lajmi se dy persona kanë rezultuar pozitiv.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në këtë konferencë, mediave do t’u drejtohen Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe përfaqëues të tjerë të institucioneve shëndetësore të Kosovës.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën për media lidhur me Koronavirusin Covid-19, e cila do të mbahet sot më 13 mars 2020 nga ora 17:30 në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në këtë konferencë, mediave do t’u drejtohen Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia si dhe përfaqëues të tjerë të institucioneve shëndetësore të Kosovës”, thuhet në komunikatë.