Në Lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës dyshohet se është dëgjuar një shok bombë, por që nuk ka të lënduar, tha për teve1.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Sipas një përgjigje për teve1.info, Kelani tha se shpërthimi është raportuar në orët e pasdites, derisa policia i është përgjigjur menjëherë thirrjes duke dalur në vendin e ngjarjes.
“Policia e Kosovës, përmes njësiteve policore të rendit publik, me 20.12.2022, ka pranuar informacione se ne lagjen Kroi i Vitaku në Mitrovicë veri, në orët e pasdites është dëgjuar një shpërthim.
Njësitet relevante policore kanë dalur në atë lokacion, nga ku dyshohet se është dëgjuar shpërthimi, i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga ndonjë mjet shpërthyes (shok bombë) por që deri më tani nuk është raportuar për ndonjë lëndim apo dëmtim.
Policia e Kosovës është duke vazhduar me realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore”, thuhet në njoftimin e Kelanit.