Një mjet shpërthyer dyshohet se është brenda hapësirave të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.
Ekipet kompetente janë në vendin e ngjarjes dhe njësitet anti-bombë të cilat po hetojnë të gjitha pjesët e pistës.
Sipas Klan Kosovës, dyshohet se mjeti është në njërin prej avionëve, ndërsa informacioni ka ardhur prej një burimi anonim.
Ekipet hetuese po shikojnë të gjitha zonat për të konfirmuar se a është me të vërtetë një mjet shpërthyes. Ende nuk ka njoftim zyrtar nga autoritetet. Çantat e pasagjerëve të aeroplanëve që ishin në pistë janë kontrolluar për të hequr dyshimet.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit ka pasur raportime për vendosje të bombave në vende të ndryshme në Prishtinë.