Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka njoftuar se një grua e moshuar në Kamenicë ka vdekur sot si pasojë e rënies nga ballkoni i shtëpisë.
Policia bërë të ditur se viktima 83-vjeçare dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë, i cili ka qenë pa mbrojtëse.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë, më datën 09.01.2023, rreth orës 08:35, është njoftuar se një person në fsh. Kopernicë dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj, i cili ka qenë pa mbrojtëse, duke pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës tetëdhjetë e tre (83) vjeçare në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Njësitet policore relevante dhe prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Vdekje aksidentale” dhe trupi i pajetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve për përfundim të ceremonive mortore.