Policia e Kosovës ka njoftuar se katër vajza janë rrahur mes vete të martën në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, si pasojë e rrahjes, dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Prizren 28.06.2022 – 17:40. Është raportuar një rrahje në mes të katër femrave kosovare. Si pasojë e rrahjes dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është duke u hetuar nga Policia./ BetimipërDrejtësi