Tre të dyshuarit me inicialet Rr.G, A.Sh. dhe H.Sh. në Gjilan janë ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës me dyshimin se kanë prerë drunj për ngrohje në mënyrë të jashtëligjshme, raporton teve1.info
Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, Rr.G. dyshohet se është përfshirë në veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, duke iu lëshuar dokumente të falsifikuara dy të dyshuarve tjerë A.Sh. dhe H.Sh., me qëllim të përfitimit të pasurisë.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë ndërsa drunjtë janë konfiskuar deri në përfundim të hetimeve të nevojshme.
“NJHRKEK-Gjilan ka kryer veprime hetimore/operative, dhe kanë arritur të sigurojnë dëshmi se i dyshuari RR.G., m/k (1967) me qëllim që vetes ti sjellë përfitime pasurore është përfshirë në veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” duke lëshuar dokumente fiktive (fletë-përcjellje) dhe duke ua mundësuar të dyshuarve A.SH. m/k (1969) dhe H.SH., m/k (1963) bartjen e drunjve me dokumentacion jo të rregullt, ku ndaj këtyre të fundit është iniciuar rasti “Vjedhja e Pyllit”, thuhet në komunikatë.