Në përvjetorin e dytë të rënies së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ekipin e tij, kanë bërë homazhe pranë varrit të tij.
Hyseni tha se sakrifica e Bunjakut mbetet shembull i guximit dhe përkushtimit për mbrojtjen e vendit, ndërsa theksoi se kërkimi për drejtësi do të vazhdojë deri në fund.
Statusi i plotë:
Sot në dyvjetorin e rënies së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, bashkë me ekipin bëmë homazhe pranë varrit të tij.
Afrim Bunjaku ra heroikisht në krye të detyrës gjatë një sulmi kriminal të organizuar nga terroristët serbë, duke mbrojtur rendin, sovranitetin dhe lirinë e vendit tonë. Sakrifica e tij mbetet një shembull i guximit, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun.
Ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për sakrificën e Afrim Bunjakut dhe të ruajmë kujtimin e heronjve të vendit tonë.
Lavdi e përjetshme Afrim Bunjakut!