Një person është arrestuar të mërkurën rreth orës 18:30 në Prishtinë, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht kondukterin e autobusit.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, shkruan Reporteri.net.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar konduktorin e autobusit viktimën mashkull kosovar, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë. /Reporteri.net