Disa fotografi kanë arritur në redaksinë e “Radios Star Gjilan”, ku shihet një vetur e parkuar në anën e kundërt, por që kjo veturë del të jetë e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës.
Lexuesi i portalit “Radio Star Gjilan”, ka treguar se gjitha veturat e qytetarëve të cilat ishin të parkuara janë larguar kurse vetura e ministrit nuk është larguar dhe ishte e parkuar nga ana e kundërt.
Qytetarët këtë veprim e shohin aspak të hijshëm nga ana e Policisë së Kosovës, ku gjitha veturat e qytetarëve janë larguar, kurse vetuar e ministrit Sveçla nuk është larguar, qytetarët thonë se ligji është i njejtë për të gjithë dhe jo ligji për dikë të vlejë e për dikë jo./radiostar/