Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Gjilanit, ku një 21-vjeçar u gjet pa shenja jete në një shtëpi. Vdekja e të riut po cilësohet si e dyshimtë dhe Policia tashmë ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Rreth orës 17:15 nga ekipi emergjent mjekësorë ka pranuar informatë se në rrugën ,,Esat Berisha’’ në Gjilan në një shtëpi nga mjeku kujdestarë është konstatuar se personi i moshës 21 vjeçar (mashkull kosovar shqiptar) është pa shenja jete”, tha Osmani.
Osmani shtoi se të gjitha njësitet relevante policore dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ai shtoi se hetuesit policor rajonale në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit janë duke u hetuar rrethanat se si ka ndodhur rasti.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Vdekje e dyshimtë’’. Ndwrsa, trupi i pajetë i viktimës i është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
/GazetaSinjali/