Një foto që të këput shpirtin, fëmija jetim fle në trotuar afër Katedrales në Prishtinë
Varfëria është e pranishme ndër vite anembanë botës, por edhe në Kosovë.
Kësisoj shumë familje u prekën nga kushtet e rënda për jetesë. E të tillë duket se e pati fatin edhe një djalë i ri i cili thuhet se është jetim dhe bën gjumin thuajse çdo natë në trotuarin që gjendet në afërsi të Katedrales në Prishtinë.
Shumë publikime janë bërë së fundi nëpër rrjetet sociale për këtë djalë, duke kërkuar ndihmë për të.
Ai zakonisht gjendet në vendin e njëjtë, aty ku edhe bën gjumin, në mot të ftohtë e në kushte të rënda.