Egzona Muharremi nga Prekazi i Skenderajt ka vendosur ta lë Kosovën.
Ajo ishte e dalluar si nxënëse e studente shembullore, dhe ishte e angazhuar edhe si profesoreshë universitare.
Përmes një postimi në Facebook, Muharremi u ka kërkuar falje mësuesve e të gjithëve që ndihmuan në ngritjen e saj.
Postimi i plotë:
Lamtumirë vendlindje!
Më janë dashur ditë, javë e muaj për ta shkruar këtë letër, se sa here kam fillu më shkruajt, nga lotë nuk kam mujtë më vazhdu më shkru.
Kjo nuk është gjendja ime më e mirë emocionale, për të mos thënë, ndoshta gjendja më e keqe.
Si duket, po më ndjek fati i prindërve të mi, fati i vitëve të 90’ta, por më një ndryshim, ata u kthyen në kohë lufte, e unë po iki ne liri.
Po ju shkruaj nga një tokë e huaj e quajtur mërgim.
Unë në këtë rrjet social, që tashme e sa vite e kem si vendtakim, kam njerez të të gjitha moshave, disa të prindërve të mi, që mund ta kuptojnë këtë dhimbjen time, e disa edhe të rinjë që do e merrnin si pozitive këtë “arratisjen time”, e që në mundësinë e parë që u jepët do e bëjnë.
Po u kërkoj falje fillimisht mësuesve të mi të shkollës fillore, të cilët gjithmonë edhe pas kaq vitesh më kanë marrë si shëmbull, model i një nxënësje të shëmbullore dhe më sjellje shëmbullore.
Më vjen keq që “shëmbulli juaj”, u bë shëmbull për të ikur.
Ju kërkoj falje edhe profesorave të shkollës së mesme, në veçanti atyre që më ndihmuan të shkoj në fakultet një vite para klasës time. E di që keni prit shumë nga unë, por unë zgjodha më ik më parë se të ju zhgënjej. Vërtetë nuk ishte koha e njerëzve si unë. Dhe, besoj dhe ju e dini.
Është rrugë e gjatë dhe e vështirë për të ecur ndershëm, dhe akoma më e vështirë për një femer.
U kërkoj falje edhe profesorave të universitetit, që shpesh kam refuzuar 9, jo për numra por për tu bërë shëmbull se njeriu duhet të studioj më shumë, të punoj më shumë, të kërkoj maksimumin, sepse mund të arrihet çdo gjë më punë dhe vullnet. Por, tash po iki të kontriboj diku tjetër, andaj më falni!
I kërkoj falje dhe studentëve të mi, që përkundër asaj që kam ba thirrje mos me lanë Kosovën, erdh dita që u deshtë dhe vet më lanë.
I kërkoj falje në fund vetës, që kam pranu të jem pjesë e politikës edhe pse e kam ditë që ka shumë njerëz të pandershëm. Por, duke u bazuar në atë se njerëzit i ndershëm më shumë se kurrë i duhen Kosovës në politikë, e kam nis atë rrugëtim. Dhe, pjesa më e vështirë për mua ka qenë, kur më është dashur të ulëm në të njëjtën tavolinë më njerëz të pandershem.
Por, për të gjitha prapë jam krenare, sepse rruga ime ka qenë më parime që nuk i kam shkel për askënd, ndershmëria dhe njerëzillaku kanë udhëtuar paralel më mua.
I kërkoj falje vetës time, që jam munduar shumë përmes institucioneve shtetrore, si pjesë e tyre të ndikoj në ndryshim, por sado që jam munduar nuk ia kam dal, sepse kam mbetur e vetme. Nuk kam dashur të arrij asgjë më pamjen apo trupin tim. Shfrytzimi i trurit njerëzor për të mirën e vendit nuk ishte temë tabu, dhe unë isha e papërshtatshme.
Një nder gjërat më të vështira për mua ka qenë kur më email zyrtar edhe njerëzve më të pandershem më është dashur t’i drejtohem me “i/e nderuar”.
Jam ndjerë e lirë atë ditë kur kam ikë, më terë dhimbjen për familje, jam ndjerë mirë.
Unë them se njerëzit njihen kur kanë mundësitë për të bërë çdo gjë dhe bëjnë vetëm gjërat e duhura.
Kjo ishte më e duhura për mua dhe kohen në të cilen jetojmë!