Shumë punëtorë kanë kërkuar që dita e diel të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset që veprojnë në Gjilan përveç atyre që me Rregullore do të ju lejohet të punojnë të dielave.
E diela të të gjithë punëtorëve që punojnë në biznesin privat vlerësoj se është ide e mirë për të krijuar një standard i cili në një mënyrë rregullon një të drejtë elementare të punëtorëve.
Punëtorët në sektorin privatë kanë kërkuar nga kuvendi komunal i Gjilanit të mbroj interesat e të gjithëve duke e balancuar punën që e bëjnë punëtorët por edhe veprimtarinë e bizneseve pa e cenuar asnjëherë, në fund të muajit shkurt do të mbahet seanca e kuvendit komunal të Gjilanit, në agjendën e kuvendit nuk është propozuar kjo pikë e rendit të ditës, që në qytetin e Gjilanit, në sektorin privatë dita e diel të jetë ditë pushimi.
Nëse miratohet rregullorja që dita e diele të jetë ditë pushimi në sektorin privat, në këtë rregullore nuk do të përfshihen furrat, sallonet e ondulimit, floktarëve dhe pikave të shitjes të shtypit ditor, nuk do të punonin vetëshërbimet, supermarketet, shitoret tregtare ushqimore, shitoret tregtare të tekstilit, shitoret e lëkurë këpucëve, të teknikës së bardhë dhe veprimtarive tjera jo ushqimore, gjellëtoret, qebaptoret dhe autolarjet dhe as kompanitë ndërtimore.
Në muaji maj ishte mbajtur seanca e kuvendit komunal të Gjilanit, në pikën e rendit të ditës për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të subjekteve afariste, ku me shumicë votash ishte vendosur që kjo rregullore për orarin e punës të subjekteve afariste të shtyhet për ndonjë seancë tjetër.
Kundër shtyrjes kanë qenë disa anëtar këtë Kuvendit me pretendimin se duhet të merret një vendim sa më parë që e diela të jetë ditë pushim, dhe se ky do të ishte ndër propozim-vendimet më të mira të Kuvendit Komunal dhe që pritet me padurim nga punëtorët.
Të dielen janë mbledhur peticione ku qytetarët e Gjilanit me iniciativën e “Lëvizjen Qytetare Vatra” dhe me mbështetjen e asambleistit Isa Agushi kanë kërkuar që e Diela të bëhet ditë pushimi edhe për punëtorët e sektorit privat, dhe ky peticion do të dërgohet ekzekutivit dhe legjislativit të Gjilanit që sa më parë e Diela të bëhet sa më parë pushim.