Superliga e Kosovës në futboll vazhdon këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 33-të, shkruan Gazetasheshi.com
Sot (e mërkure) në program janë tri ndeshje mjaftë interesante, ku spikat ndeshja kryesore e cila zhvillohet në Gjilan mes rivalëve lokal, Gjilani dhe Drita.
Interesant pritet të jetë edhe në Drenas, aty ku Feronikeli dhe Trepça ’89 do të luftojnë për pikët maksimale që t’i ikin zonës së rrezikshme.
Në ndeshjen tjetër, Besa e Pejës do t’i bëjë konak Prishtinës.
Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 15:00 dhe Gazeta “Sheshi” do të raportojë minutë pas minute për këto sfida.