Legjenda e futbollit, Miroslav Çiro Blazheviq, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.
Ai ishte edhe trajner i Prishtinës në vitin 1986, në kohën kur klubi luante në ligën e parë federative të ish-Jugosllavisë
Ai luftoi kancerin për shumë vite. E mundi dy herë, por dështoi herën e tretë, një ditë para ditëlindjes së tij të 89-të.
Në vitin 1998, udhëhoqi Kroacinë drejt një medalje të madhe bronzi në Kampionatin Botëror në Francë.