Duhen edhe mijëra euro që të arrihet shuma prej 150 mijë euro, aq sa i duhet Ilir Behlulit për shërim.
Por deri tani gjithçka po shkon mirë dhe fondet e nevojshme janë mbledhur, në emisionin shqiptarët për shqiptarët, Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri deri më tani kanë mbledhur mbi 120 mijë euro për Ilir Behlulin nga Gjilani.
Elvis Naçi përmes një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se “Fondacioni Firdeus merr persiper rastin e Ilir behlulit i cili eshte i semure me leucemi akute mbas bisedes qe patem me Babin e Ilirit, lusim Zotin ta sheroje Ilirin dhe Familjareve ti jape durim. Amin”, thuhet në njoftim./RadioStar/