Futbollisti Liridon Leci ka bërë padi ndaj Zana Avdiut, përkundër gjithë linçimeve që i janë bërë e po i bëhen asaj në rrjetet sociale për një koment të bërë ndaj Granit Xhakës.
“Liridon Leci sot më besoj autorizimin për ta përfaqësuar në gjykatë sa i përket parashtrimit të padisë për fyrje nga Zana Avdiu!” – ka shkruar avokati i tij, Nasuf Hasani.
Në emisionin ku ishte i pranishëm Leci së bashku me aktivisten për të drejta të grave, Zana Avdiun, pati polemika të shumta ndërkohë që qasja e ish-futbollistit ishte e tmerrshme.
“Gjithë e përkrah gjestin e Granitit. Çka dalloj unë prej tij (Vlahovicit)? Unë kam gjak shqiptari, s’kam gjak serbi. Kujdes çka po flet, pse je femër nuk d.m.th m’u përballë me ty, po përballem edhe pse je femër. Kujdes çfarë flet. Të tregoj pas emisionit,” – tha z. Leci.