Një autobus që po udhëtonte drejt Gjermanisë është sulmuar sot në Serbi.
Lajmin për Gazetën Express e kanë konfirmuar kompania Fadili Tours, të cilët thanë se fatmirësisht nuk ka të lënduar.
“Shyqyr Zotit nuk ka të lënduar. Jemi duke u marrë me disa procedura pastaj do ta vazhdojmë rrugëtimin”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Autobusi ka qenë duke udhëtuar nga Peja për në Dortmund të Gjermanisë, raporton Demokracia.com.
Sulmi i autobusit ka ndodhur në aksin rrugor Nish-Beograd.