Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Livoç të Ulët, në komunën e Gjilanit.
Sipas informatave të fundit të siguruara nga Radio Star, numri i viktimave nga kjo ngjarje të rëndë ka shkuar në dy, ndërsa një person tjetër raportohet se ka mbetur i plagosur.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, si dhe motivi i mundshëm i saj, ende nuk dihen. Po ashtu, deri më tani nuk janë bërë të ditura publikisht identitetet e viktimave.
Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa priten informacione të mëtejshme nga institucionet kompetente.
Radio Star do të vazhdojë të përcjellë zhvillimet lidhur me këtë rast dhe do t’i informojë lexuesit me të dhëna të konfirmuara.










