Mirlind Daku po kalon formën më të mirë në karrierë.
Sulmuesi i Ballkanit ka shënuar 17 gola në 10 ndeshje në Superligë, duke thyer rekordin e të gjitha kohëve për këtë periudhë kohore.
Trajneri Bernard Challandes e ka shpërblyer 22 vjeçarin duke e ftuar për ndeshjet e nëntorit ndaj Shqipërisë, Sllovenisë dhe Moldavisë.
Kujtojmë se Mirlind Daku është bërë sulmuesi i parë pas shumë vitesh që ftohet në kombëtaren A të Kosovës nga Superliga.