Viti- Policia e Kosovës (PK) njofton se një e mitur ka raportuar në Polici se është dhunuar seksualisht nga i dyshuari, derisa ishte në vizitë te motra e saj.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur në muajin tetor në Viti, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Viktima femër kosovare (e mitur) me 23.11.2022 ka raportuar se gjersa ishte në vizitë te motra e saj, është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi