Komentatori i njohur kosovar, Andin Lokaj është larguar nga Artmotion.
Bordi i Artmotion ka vendosur që Lokaj të largohet nga komentimi i ndeshjes, Juventus – Inter pas fyerjeve të vazhdueshme që i bënte ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, shkruan Indeksonline
Burime të Indeksonline mësojnë se të martën merret vendimi final për të ardhmen e komentatorit të njohur.
Këto ishin disa fjalë që Lokaj i tha gjatë komentimit:
“Shpresojë që kryeministri ynë nuk po më dëgjon sonte, është kryeministri më hajvan në histori të njerëzimit”/indelsonline/