Drita ka pësuar minimalisht në udhëtim te Trepça ’89 në kuadër të javës së 19-të të Ipko Superligës, raporton “Radio Star”.
Të vetmin gol në ndeshje e realizoi sulmuesi nga Shqipëria, Renato Hyshmeri në minutën e 12-të të ndeshjes.
Por, Hyshmeri ishte një metër në pozitë jashtë loje dhe çuditërisht gjyqtarët nuk e panë këtë.
Gjilanasit u dëmtuan edhe në disa raste të tjera gjatë ndeshjes dhe paraqitjes së dobët të tyre i ndihmoi edhe abritrimi jo korrekt për ta humbur ndeshjen e nëntë në këtë edicion.
Në kuadër të javës së ardhshme Drita përballet me Drenicën.
/Radio Star/