E paparë: Maturantët ndahen në dysh, foto me fanellën e Gjilanit dhe Dritës
Bën vaki edhe kjo. Në njërën nga shkollat e mesme në Gjilan, maturantët kanë befasuar me preferencat e tyre për foton e përbashkët të përfundimit të studimeve.
Nxënësit e një klase janë ndarë në dysh. Disa prej tyre kanë pozuar me fanellat e Gjilanit, kurse pjesa tjetër me të Dritës, shkruan Gazetasheshi.com.
Në të majtë janë vendosur maturantët ‘Skifterë’, kurse në të djathtë maturantët ‘Intelektualë’.
Sigurisht, arsye për festë së fundmi kishin tifozët e Dritës, pasi fituan titullin.