Sot në ditën ndërkombtare të vullnetarizmit dhe aktivizimit qytetar organizata D4D (Demokracia për zhvillim), nga gjithsej 109 propozime ka përzgjedhur sot 4 vullnetarët e vitit ndër ta jam dhe unë me dy aktivitetet e mia vullnetare “Klubi i leximit për fëmijë” dhe “Paisja me mjete shkollore për fëmijët me kushte të rënda sociale”.
Vullnetarët nuk bëjnë punën që të marrin shpërblime e mirënjohje por e bëjnë sepse e ndjenjë obligim të ofrojnë të mira për komunitetin ku jetojnë mirëpo kur sot mundi u vlerësua aq lartë, me të vërtet qenka dhe një motiv shtesë për vazhdim.
Edhe më kënaqësi është fakti që qyteti i Gjilanit mori 3 shpërblimet nga gjithsej 4 sa ishin.
Festa Shabani për fushën e edukimit.
Ensar Shaqiri për fushën e organizimit rinor dhe organizata “17 Shkurti” nga fshati Dobërqan “Miresh” në Gjilan për organizimin në komunitet si një nga qytetet më të pastêrta në Kosovë.
Këtë cmim ia dedikoj babit tim Shaban Shabani i cili pjesën e madhe të jetës e kaloi me organizime vullnetare në fusha të ndryshme si politike, kulturore e sportive duke u munduar gjithmonë për më të mirën e vendit.
Faleminderim i madh poashtu për Radio STAR Gjilan dhe Arbresh Salihu për mobilizim në aksionin “ Mbledhje dhe paisje shkollore pēr fëmijë në nevojë” dhe gjithë vullnetarët tjerë.