REAGIM NDAJ ARTIKULLIT TË INSAJDERIT ME TITULL: “FAVORET QË PO FUQIZOJNË OLIGARKUN E AFËRT ME VV-NË NË GJILAN”
Së pari , nuk kuptoj me çfarë kritere cilësoni dikend si unë për oligark !
Shkrimi i Insajderit do të quhej hulumtim sikur të hulumtohej tek të gjitha palët dhe pa paragjykime kronologjia e kontestit që unë, si pronar i tokës së privatizuar, kam me Komunën e Gjilanit që nga viti 2006 lidhur me tatimin në pronë.
Do të gjenit se për shkak të zbatimit jo të drejtë të kritereve për caktimin e tatimit në pronë nga ana e organit komunal, siç ka gjetur edhe Ministria e Financave e Republikës së Kosovës, një Marrëveshje deri në një vendim final gjyqësor është bërë fillimisht me kryetarin e Komunës së Gjilanit , Z. Qemajl Mustafa që në vitin 2012 .
Se rasti në shqyrtimin e parë gjyqësor edhe nga gjykata e shkallës së dytë është vendosur në favor të kërkesëpadisë sime. Se çështja e caktimit të tatimit në pronë është kthyer në rivendosje te organi administrativ dhe se tani prapë lënda është në gjykatë. Se në ndërkohë Komuna ka pranuar që të bëhet marrëveshje për pagesën e tatimit , deri në vendim final të Gjykatës ( mu për shkak të kthimit të çështjes në ri-vendosje në shqyrtimin e parë) .
Sikur të vizitonit kompaninë tonë për të verifikuar se cilat janë raportet e kompanisë sonë, qe prej investimev te realizuara janë krijuar rreth 440 vende pune, me Komunën e Gjilanit, do të gjenit se çfarë vështirësish, mbase edhe obstruksionesh ka hasur dhe kompania jonë ne te kaluarën pothuaj të gjitha deparatmentet komunale të Komunës së Gjilanit.
Sigurisht që këto hulumtime nuk bëhen në Kosovë, lidhur me atë sesi u dëmtua ky biznes apo bizneset e tjera, sepse duhet të shpifet ndaj tyre e në versionin më të lehtë të quhen “Oligark”.Se sa e vështirë është të punosh dhe arrish suksese me punë të përkushtuar , mund dhe sakrificë në Kosovë, e dëshmon edhe ky shkrim që do e quaja tendencioz nga ana e Insajder-it në raport me personalitetin tim, pasi nuk arrij të kuptoj ku mbështetni pretendimet për privilegjimin e kompanisë simë nga ana e Komunës së Gjilanit , dhe pse nuk hetoni / pse shtrembëroni faktet që i keni preznatuar në artikullin tuaj: – Albimi nuk është kompani ndërtimore, por kompani që merret me prodhimin e biçikletave.
Këtë mund ta kishit vërtetuar në ARBK ashtu edhe nga rrjetet sociale prej nga pa pëlqimin tim keni marr edhe foton time në shfrytëzim për nevoja tuaja . Por sigurisht që më e lehtë për Insajder-in ka qenë ti besoj një “Politikani” që asnjëherë nuk i ka mbrojtur interest e qytetarëve të cilët kinse i përfaqëson, e lëre më të mbroj biznesin apo bizneset nga taksat e të cilit paguhet, e që me shumë mund e mbanë gjallë një pjesë të madhe të eksportit e të ekonomisë së qytetit, apo ndoshta edhe në versionin më banal ky “Politikan” përdor informata të përgjysmuara të urdhërdhënësve të tij të cilët nuk kanë pasur guximin ta tregojnë fytyrën. –
Hulumtimi nuk sqaron faktin se marrëveshja me Komunën e Gjilanit fillimisht e nënshkruar në vitin 2012 është ripërtirë në pritje të një vendimi final gjyqësor meqenëse çështja e tatimit në pronë një herë është kthyer në rivendosje.
– Nuk keni kërkuar të kuptoni mbi vendimin dhe arsyetimin e gjykatës për shkeljet e evidentuara në procedurë administrative lidhur me caktimin e tatimit në pronë nga ana e Komunës së Gjilanit .
– Newco Integj nuk është privatizuar me Spinoff special por me Spinoff. – Leja ndërtimore për të cilën flet zyrtari komunal, është e turpshme të thuhet se i është dhënë leje një kompanie që ka borxhe. Argument për këtë, po ua dërgojmë, dhe është dokumenti që Albimi nuk ka asnjë pronë në emër të saj në Komunën e Gjilanit dhe se pronat janë në emër të Newco Integj LLC me pronar Ibrahim Krivaqa.
Ky zyrtar komunal, së paku do të duhej të dinte të bëjë dallimin ndërmjet subjekteve, pronës së individit dhe pronës së kompanisë., kushtet urbanistike janë lëshuar nga Drejtori i mandatit të kaluar dhe kurrfarë beneficioni nuk kam pasur nga Komuna.
– Ngatërroni mes klubeve futbollistike . KF Gjilani është kompani e regjistruar në ARBK por nuk mere pjese ne gara. Mbase keni menduar edhe në SC Gjilani , klubin që me sukses po luan në superligë të Kosovës dhe arenën ndërkombëtare e në të cilën unë nuk kam aksione dhe asnjë ndërlidhje me te.
Opionin Gjilanas më njeh si një nga donatorët e KF Gjilani kur i njejti ka qenë i organizuar si Fondacion, dhe të cilin pa asnjë interes dhe beneficion unë bashkë shokë e kolegë të tjerë, e kemi mbajtur gjallë dhe ngritur në nivel të klubeve më të sukseshme të futbollit kosovar nga viti 2004-2017. Përsëris se nuk kam asnjë aksion në ndonjë klub aktiv futbolli as në Gjilan dhe as gjetiu në Kosovë.
– Edhe kompania jonë si kompanitë tjera, ka dhënë donacion edhe për VV-në, por jo vetem për VV ,apo jo vetem në KF Gjilanin, por edhe për shumë sporte dhe organizata të tjera në Komunë e më gjerë, pasi që kontributin në komunitet e konsiderojmë si përgjegjësi korporative , si obligim i çdo biznesi që zhvillon afarizmin e vet në atë komunitet. Të gjitha donacionet janë publike .
Mirëpo, sikur të kishit hulumtuar pa paragjykim dhe mbase edhe pa porosi ( ate e dini vetëm ju) do të përfundonit se jo që nuk përfitojmë nga lehtësira, por çdo kërkesë administrative të cilën e kemi paraqitur dhe e paraqesim në Komunën e Gjilanit ( e udhëhequr përgjatë vitesh nga të gjitha partitë më të mëdha në vend) has në pengesa të pakuptimta dhe përfundon me konflikte admnistrative , qoftë brenda vet organeve të administratës, apo edhe në Gjykata .
Insajderin, si portal i lexuar dhe me ndikim në opioninin publik, sa shkruan kuturu për beneficione të paqena, do e ftoja të hulumtoj , jo më gjerë se shtetet e rajonit, për të kuptuar se çka nënkuptojnë beneficionet për biznese dhe çfarë beneficionesh ofrojnë organet komunale apo qëndrore për kompanitë që krijojnë vende pune në prodhim e që kanë synim eksportin. Mbase do të jepte një kontribut në krijimin e raporteve –pro biznes , në rritje të transparencës në bërjen e biznesit në Kosovë, në vend se të mëtoj dëmtimin e repucationit të bizneseve serioze pa vërtetuar faktet që i prezanton në shkrime.
Apo, Insajderi mund të vërtetoj vlerën e pronës qe e ka vendose Komune pa qene fare eksper vlersimi që ka qenë objekt i vlerësimit, e aq më pak Zyrtari Komunal i cili fillimisht është dashur të na kontaktoj për ta parë të gjithë kronologjinë e lëndës deri në vendimin e Gjykatës.
Duke ju ftuar të kërkoni falje ndaj meje personalisht për etiketim si oligark si dhe për etiketim të bizneseve të apostrofuara në shkrimin tuaj si përfitues të benecioneve nga partia në pushtet, me çka po dëmtoni edhe reputacionin tim si ndërmarrës por edhe të biznesit tim që ka arritur të depërtojë edhe në tregjet e jashtme, ju ftoj të merrni komplet dosjen rreth tatimin në pronë (procedurat admninistrative dhe gjyqësore me të gjitha provat në shkresa të lëndës) si dhe dokumentacionin rreth lejes ndërtimore dhe të sjellni një hulumtim objektiv lidhur me çështjet që keni ngritur në shkrimin tuaj.