Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.
Siç raporton Paparaci, mësimdhënësi me inicialet V.S., është incizuar duke e kryer një akt të dhunshëm, duke puthur me forcë një nxënëse të klasës së shtatë.
Burime nga ky medium kanë konfirmuar se ky incident ka ndodhur javën e kaluar. Në pamjet e siguruara nga Paparaci, shihet mësuesi Selmanaj duke kryer këtë veprim në një nga klasat e shkollës.
Sipas informacioneve të marrë nga ky medium, autoritetet e Policisë së Kosovës kanë arrestuar personin e përfshirë në këtë ngjarje.