Pandemia e Covid-19 vazhdon të marrë jetën e kosovarëve.
Brenda një dite Covidi u merr jetën nënës dhe djalit nga fshati Pataqan i Ulët i Rahovecit.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.
“Po me COVID kanë qenë”, ka thënë Latifi.
Vdekjen e tyre e ka konfirmuar edhe një familjar i tyre.
“Paskan ndërruar jetë Nanë e Bir nga Potoqani i poshtëm, Avnia ni djal puntor shum i zoti dhe teta Zehra nje grua e urte e shumë e respektuar. Ngushllime familjes Ahmeti ?
Ju bëft shpirti dritë!”, ka shkruar ai.