Një ngjarje e rëndë është raportuar në mediat vendore dhe ka të bëjë me gjetjen e një foshnje të porsalindur të braktisur pranë një deponie mbeturinash në lagjen Matiqan të kryeqytetit.
Lidhur me rastin për Insajderin janë deklaruar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të cilët kanë konfirmuar se kanë nisur hetimet.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Pokrurori kujdestar është njoftuar lidhur me rastin aktual, është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore për çështjen në fjalë”, kanë deklaruar nga prokuroria teksa kanë shtuar se për më shumë informacione do të njoftohemi në vazhdimësi.