Meritat për blerjen e raketave Javelin po vazhdojnë të jenë temë diskutimi. Së fundmi drejtori i Informimit në AAK, Lulëzim Blaka, ka publikuar një pjesë – aneks të letrës së 26 prillit 2019, dërguar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, për sekretarin Mike Pompeo dhe u.d. të Sekretarit të Mbrojtjes.
Letra sqaron planin afatshkurtër dhe afatmesëm, që përfshin edhe Javelin, për periudhën 2 deri 4 vjeçare (2021 – 2023).
”Armatimi anti-tank, nuk është përgatitje për luftë, apo vendim i momentit, siç disa media (kryesisht nga Tirana), dhe teoricientë qesharak konspiracioni po e pretendojnë”, ka shkruar Drejtori i Informimit të AAK-së Lulëzim Blaka.
Blaka në postimin e tij në “Facebook” ka shkruar se porositja e Javelin është thjeshtë pjesë e planit 10 vjeçar të ngritjes së Ushtrisë
Blaka ka përmbyllur statusin duke iu drejtuar edhe deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci dhe të tjerëve, duke thënë:” E tash, Mefë deputeti (që paska pyt se çfarë armatimi ka me na pru opozita), por edhe “konspiracionistët” dhe “ekspertët e sigurisë”, mundem me pa një pjesë, aneks, të letrës së 26 prillit 2019, nr.prot. 2468/2019 dërguar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, për Sekretarin Pompeo dhe u.d. të Sekretarit të Mbrojtjes”.