Më 25 mars kaloi mocioni i LDK-së për votëbesimin ndaj Qeverisë Kurti. Që nga ajo ditë, shumica asaj iu kanë referuar si Qeveri në detyrë, por Kushtetuta thotë krejt diçka tjetër.
Neni 100 i Kushtetutës së Kosovës e sqaron procedurat e mocionit, edhe pjesën ku një mocion është i sukseshëm, siç ishte ai kundër Qeverisë Kurti.
“Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje”, thuhet në pikën 6 të nenit 100 të Kushtetutës së Kosovës.
Në një postim që kishte bërë Albin Kurti, kryeministër në dorëheqje gjatë gjithës kohës iu kishte referuar si “Qeveria në detyrë”