Arianit Beqiri, asistenti i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është tallur me gjendjen shëndetësore të ish-kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Beqiri ka publikuar një fotokolazh të tij dhe Mustafës, ku ka ironizuar me ish-kreun e LDK-së i cili shihet me një bastun.
“Shkatërruesit e LDK-së”, shkroi ai në postim.