Gjykata Themelore në Gjilan e ka shpallur fajtor Nuhi Mavrovqanin dhe e ka dënuar me 25 vite burgim, për vrasjen e gruas së tij, në Berivojcë të Kamenicës.
Nuhi Mavrovqani më 25 korrik të vitit të kaluar kishte privuar nga jeta gruan e tij, raporton Indeksonline.
Nuhi Mavroqani ishte arrestuar më pas, ndërsa procesi hetimor kishte nxjerrë në dritë mënyrën se si ishte kryer ky krim.
Gjithçka kishte nisur pas një zënke që në familje, ku më pas kishte goditur me shufër metalike gruan e tij, e cila më pas edhe kishte ndërruar jetë.
Mavroqani kishte goditur bashkëshorten e tij disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, me një mjet të papërshtatshëm të gjatë 73 centimetra.
Me këto veprime gruas i janë shkaktuar plagë të rënda në kokë duke ia thyer edhe kafkën çka ka qenë fatale për viktimën.
Ndërkohë, qifti Mavroqani ka tre fëmijë. Ata janë marrë në përkujdesje nga gjyshërit e tyre, ndërsa në ndihmë ju ka dal edhe Qeveria e Kosovës, që kohë më parë ka ndarë 20 mijë euro për ta.
Vendimi i plotë i Gjykatës Themelore Gjilan:
Gjilan, 05.10.2021 – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues me burgim ndaj të akuzuarit N. M.
I akuzuari dyshohet se me datë 25.07.2020 rreth orës 12:00 minuta, në shtëpinë e tyre të përbashkët në fshatin Berivojcë, Komuna e Kamenicës, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare më parë dhe në ditën kritike, më dashje e ka privuar nga jeta anëtaren e familjes, bashkëshorten e tij tani të ndjerën S. M., në atë mënyrë që fillimisht janë fjalosur e më pas i pandehuri ka marr një shufër metalike – mjet të përshtatëm me gjatësi 73 cm, e godet fillimisht në parakrahun e dorës së majtë dhe më pas njëherë në anën e majtë të kokës e cila rrëzohet në dysheme, më pas i pandehuri vazhdon të godas me shufër metalike disa herë, duke i shkaktuar plagë të hapura në kokë, të cilat plagë kanë qenë vdekjeprurëse për viktimën.
Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, në përbërje të kryetarit, Sabedin Mushica dhe anëtarëve Agim Ademi dhe Naser Maliqi, pas dëgjimit të dëshmitarëve dhe shtjellimit të provave, ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite burgim.
Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit derisa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.