Edhe në vitin 2017 Kompania “Eco – Higjiena” ia doli pa subvencione qeveritare apo komunale. Startoj viti shumë vështirë, me një grevë të paligjshme që u mbështet për keqardhje, përmes disa reprezentuesve komunal. Shumica e qytetarëve me të drejtë ishin të hidhëruar. Megjithatë, u bë e mundur të arrihet, që shpenzimet rrjedhëse të mbulohen nëpërmjet të hyrave, thotë drejtori ekzekutiv, Senad Ramaj.
“Gjatë vitit të shkuar janë grumbulluar dhe transportuar 30.857 tonelata mbeturina të amvisërive dhe klientëve të tjerë dhe janë deponuar në mënyrë korrekte në deponi. Prapa kësaj qëndron puna dhe angazhimi i 143 punëtorëve të cilët përmbushën obligimet e tyre ditore, duke punuar në çdo kohë stinore; për punën e të cilëve si ekip në “Eco-Higjienë” jemi krenar” , thotë Senad Ramaj.
Është gjithashtu e kënaqshme që shumë klientë kanë rregulluar borxhet e tyre të vjetra dhe tarifat e tyre tani i paguajnë rregullisht. Ne kemi filluar që ti dorëzojmë borgjëlitë që kanë shuma të larta tek përmbaruesi. Mullinjët e sistemit ligjor mbase bluajnë ngadalë, megjithatë ata bluajnë, thotë Senad Ramaj dhe këshillon të gjithë klientët të cilët kanë akoma borxhe të vjetra, që të vijnë për të rregulluar dhe arritur ujdi, në mënyrë që t`i shmangen shpenzimeve të panevojshme administrativo-juridike si dhe tarifave ekzekutuese dhe kamatave. Edhe “Eco – Higjiena” ka rregulluar poashtu borxhet e saja të vjetra vitin e kaluar.
Ramaj thotë se e pakëndshme është që, as pas 20 muajsh nuk u mor ndonjë vendim në lidhje me shërbimet publike në pastrim dhe mirëmbajtje të sipërfaqeve publike dhe mbikëqyrjen e parqeve. “Në fakt, këto shërbime janë pjesë e Marrëveshjes së PPP-ës dhe duhet që Kompanisë “Eco – Higjiena” t`i jepen, në të cilën ndërmarrje komuna poashtu participon me 49 %. Përkundrazi , në muajin gusht 2016 u shpall tenderi publik, i cili pas shumë ankesave dhe pretendimeve, u anulua më në fund në nëntor 2017. Pa një kontratë, komuna po refuzon të paguajë faturat për shërbime. Më 16 shkurt 2018, skadoi kontrata e përkohshme e gushtit 2017. Prandaj, në fund të shkurtit nuk ishte e mundur që të vazhdohen kontratat e punës të 20 punëtorëve të zellshëm dhe të përkushtuar. Kërkesat në kontratën e re janë shumë më të larta se në kontratën e vjetër dhe megjithatë, ne kemi ofruar një çmim 25 % më të ulët vetëm për të siguruar 25 -30 vende pune për 3 vitet e ardhshme”, thotë Senad Ramaj. Më shumë se 2 javë ne jemi duke pritur për një vendim të komunës. Pa kontratë nuk mund të punësojmë dhe paguajmë njerëzit.
Pas plot 4 viteve hapen sërish diskutime tani, në lidhje me kontratën e parë të PPP-ës të nivelit lokal në Republikën e Kosovës. “Ka pasur shumë takime pune, ekspertiza të ekspertëve dhe përpjekje për ndërmjetësim nga organizatat ndërkombëtare. Plot 2 vjet rresht, zyrtar të komunës së Gjilanit po përpiqen në mënyrë permanente nëpërmjet akuzave penale ta diskreditojnë dhe të vënë nën presion partnerin privat. Mirëpo, është fakt i paluhatshëm se, asnjëri nga të dy partnerët nuk i kanë përmbushur plotësisht obligimet e veta sipas kontratës PPP-ës” sqaron ai.
Nga qeveria e re komunale Senad Ramaj dëshiron, që dallimet me partnerin privat të zgjidhen shpejt përmes një dialogu konstruktiv, në mënyrë që kompania pa pengesa dhe qetësuar të jetë në gjendje të përmbushë detyrën e saj ndaj qytetarëve.
Në përfundim, ai falënderon të gjithë furnizuesit, partnerët dhe punonjësit, pa të cilët nuk do të ishte e mundur të realizoheshin të arriturat e vitit 2017.
Një pasqyrim i zhvillimit të Ndërmarrjes Eco-Higjiena që nga fillimi më 1 korrik 2012