Blerim Morina, 24-vjeçar nga Mitrovica ka nevojë për ndihmën e bamirësve.
Morina, prind i një vajze, disa muaj më herët është diagnostifikuar me leukemi akute.
Pas keqësimit të gjendjes, ai është shtrirë në spital dhe ka nisur trajtimin me kimioterapi.
Atij i duhet t’i nënshtrohet një operacioni të cilin familja s’ka mundësinë ta paguaj.
Për operacion, atij i duhen 100 mijë euro, pasi, 20 mijë tashmë janë grumbulluar.
E ata që kanë mundësi ta ndihmojnë të riun nga Mitrovica, apelohen që të ndihmojnë në numrat e poshtëshënuar.