Pesë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, duke çuar numrin e përgjithshëm të personave që kanë humbur jetën në 144.
IKSHP ka njoftuar se janë konfirmuar sot 168 raste të reja me coronavirus, dhe 157 persona janë shëruar.
“Numri total i rasteve pozitive është 6.045 raste nga 31.956 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 144 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.675.